Getafe në 1/8 e finaleve të Europa League; ‘u motivua’ nga De Jong

Getafe bëri historinë në ‘Johan Cruyff Arena’ në Amsterdam duke vulosur kualifikimin për në 1/8 e finaleve të Europa League. ajo që nuk dihej deri në këtë moment ishte motivimi që u dha të tijve trajneri i skuadrës madrilene Bordalas i cili ka filluar të akumulojë ‘armiq’.

Bordalas vendosi të përdorë si motivim për këtë ndeshje një deklaratë të mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong

Pas përfundimit të ndeshjes në ‘Coliseum’ mes Getafes dhe Ajaxit e fituar 2-0 nga spanjollët, futbollistët holandezë u ankuan për sjelljen e kolegëve të tyre madrilenë. Kështu, Dest deklaroi: ‘Arbitri ra në kurthin e tyre, është e trishtueshme. Kurrë nuk më ka ndodhur një gjë e tille’. Akoma më i ashpër ishte Tadic: ‘Ata binin dhe kërkonin faulla në ndeshjen e parë. Donin të luanin 42 minuta dhe jo 90 dhe bënë gjëra të tilla’.

Por ai që irritoi më shumë Getafen ishte De Jong i cili një ditë pas ndeshjes deklaroi: ‘Ndeshja mes Getafes e Ajaxit ishte e dhimbshme. Për mua në mënyrë të vecantë ishte frustruese. Getafe nuk luan për të argëtuar publikun. Mërzitem kur shoh ndeshjet e kësaj skuadre’.

Fjalë këto që shkuan në veshët e Bordalas dhe djemve të tij, aq sa bënë trajnerin të vendoste në dhomat e zhveshjes foton dhe deklaratat e De Jong të ngjitur në mur, një taktikë motivuese që pati efekt.

sfidanti.al