Coronavirus, Premier League mund të pezullohet

Efekti i Coronavirusit vazhdon të ndryshojë ritmin normal të kompeticioneve sportive. Nëse në Itali ndeshjet e Serisë A do të zhvillohen me dyer të mbyllura, në Mbretërinë e Bashkuar mund të merret një hap që shkon përtej kësaj mase. sipas të përditshmeve ‘The Telegraph’ dhe ‘Times’, qeveria britanike po mendon të pezullojë të gjitha eventet sportive në Britaninë e Madhe për shkak të përhapjes së këtij virusi.

Për momentin nuk ka asgjë të sigurt se kjo do të ndodhë dhe se gjithcka është në varësi të numrit të rasteve me Coronavirus që do të regjistrohen në javët e ardhshme. Ndër masat që mund të merren është ajo e zhvillimit të ndeshjeve me dyer të mbyllura, por cfarë do të ndodhë nëse vendoset të ndërmarrë kjo masë drastike e pezullimit të kampionatit?

Rregullorja e Premier League nuk përmban asnjë masë emergjence nëse do të ketë pezullim të kampionatit pasi duhet të arrihet edhe një akord me klubet. Një masë e tillë ndoshta nuk do të ndikonte te Liverpooli që është vetëm 4 fitore larg titullit kampion, por do të krijonte probleme për skuadrat që luftojnë për mbijetesë apo ato që kërkojnë të kualifikohen për në kompeticionet evropiane

Sidoqoftë, nëse do të pezullohej kampionati, gjithnjë sipas medias britanike, mundësitë që Liverpooli të mos e festojë titullin aq të shumëpritur kampion, janë reale.

sfidanti.al