Bayern i ndalon lojtarët të japin autografë nga frika e Coronavirusit

Coronavirusi ka ngjallur panik edhe te Bayerni i Mynihut. Klubi bavarez nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur se i ndalon futbollistët që të japin autografë e të bëjnë fotografo me tifozët pas rekomandimeve të dhëna nga Departamenti i Mjekësisë së klubit

‘Duke u bazuar në rekomandimtet e Institutit Robert Koch, dr. Roland Sschmidt, drejtor në departamentin mjekësor të Bayernit, u këshillon lojtarëve të mos firmosin autografë për momentin dhe as të mos bëjnë foto dhe selfie me tifozët. Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëvr tanë dhe të gjithë atyre që vizitojnë Bayernin-theksohet në komunikatën e klubit bavarez

Bayerni i Mynihut nuk është i vetmi ekip futbolli në evropë që merr masa sigurie për cOVID-19. Në Angli mësohet se Neëcastle u ndalon lojtarëve t’u japin duart njëri-tjetrit në mëngjes në stërvitje

sfidanti.al