Mourinho dhe rruajtja e kokës: Më zuri gjumi te berberi

Ditët e fundit Jose Mourinho është shfaqur në media me një look të ri dhe surprizues që ishte  fryt I një gabimi sic tregon edhe vetë ‘Special One’.

‘Ndonjëherë më pëlqen të ndjej të ftohtin në kokë dhe të ndryshoj pak, por jo në këtë rast-tregon Mourinho për Sky Sports UK-më zuri gjumi në karrike te beriberi dhe kur u zgjova dukesha kaq keq sa I thashë të më priste të gjithë flokët. Shpresoj që të rriten përsëri’.

Në intervistën e tij të gjatë, Mourinho foli edhe për transferimin e Eriksen te Interi.

‘Të mbash në skuadër lojtarët më të mirë që ke është më e rëndësishme së të blesh futbollistë të rinj-vijoi Mourinho-për mendimin tim ky është drejtimi që duhet të marrim. Humbëm Eriksenin, por falë presidentit tonë e bëmë në mënyrë inteligjentë duke e shitur për një shifër të rëndësishme  të cilën e investuam te futbollistë të rinj si bergëijn dhe Lo Celso’.

Sfidanti.al