Në 1984 prej andej u largua magjistari i topit, Diego Armando Maradona. Në 1997, pas 13 vjetësh, u largua një “Fenomen”, Ronaldo, sulmuesi i madh brazilian që kaloi tek Interi. Gjithkush ka menduar deri më sot se numri 9 zgjodhi vetë të vazhdonte karrierën në Milano, ndoshta i bindur më shumë tek shanset për të fituar me presidentin Masimo Morati. Gjithsesi, vetë “Fenomeni”, në një intervistë të tanishmen, pohon diçka tjetër.
“Unë isha gati që të qendroja tek Barcelona, – thotë ai, – kishim rëndë dakord për rinovimin e kontratës, dhe pastaj unë u largova në kombëtare. Kur u ktheva, drejtuesit më thanë se nuk mund të vazhdonin me rinovimin e kontratës. Kjo nuk ishte në dorën time”. Çfarë ka ndodhur realisht, dhe përse drejtuesit katalanas menduan ashtu (nëse Ronaldo thotë të vërtetën)? Vështirë të thuhet, ndoshta gabim në planifikim, apo ndonjë manovër e Interit për të bindur ndonjë drejtues. Ronaldo shënoi 47 gola në 49 ndeshje për Barçën, luajti për Interin dhe pastaj kaloi tek Reali, ku luajti 177 ndeshje e shënoi 104 gola.
Sfidanti.al