Nottingham Forest, blerje surprizë; blen nipin e Gallianit

Merkatoja e janarit është mbyllur përvec atyre që u ka skaduar kontrata, megjithatë është në gjendje që të dhurojë ende surpriza. Një e tillë në mënyrë të vecantë vjen nga Anglia ku klubi I Championship, Nottingham Forest  siguroi shërbimin e Adrian Gallianit, që sic kuptohet edhe nga emri, është nipi I Adriano Gallianitm ish Administratorit të Deleguar të Milanit dhe drejtues aktual te Monza.

Lajmi u bë zyrtar nga klubi anglez nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të tij teksa bëri të ditur se marrjen e mesfushorit 19 vjecar nga Ëatford për ta aktivizuar fillimisht në skuadrën U23, ndërkohë që kontrata e nënshkruar nga futbollisti mbyllet në fund të sezonit 2020/21.

Sfidanti.al