Klinsmann bën prapakthehu; jep dorëheqjen si trajner I Hertha Berlin

Te Hertha Berlin bie rrufe në qiell të hapur; Jurgen Klinsmann dha dorëheqjen si trajner pa vetëm 76 ditësh qëndrimi në pankinën e berlinezëve. Vetë trajneri gjerman e komunikoi këtë lajm nëpërmjet një postimi në Facebook ku edhe shpjegoi arsyet e marrjes së këtij vendimi

‘Kam nevojë për besim dhe kompaktësi, pa këto element nuk mund të shpreh potencialin tim si trajner’

Jurgen Klinsmann u ul në pankinën e Hertha Berlin në muajin nëntor të për zëvendësuar Covic dhe në 10 ndeshje nën drejtimin e tij, skuadra berlineze regjistroo 3 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje. Aktualisht Hertha e Berlinit që në janar siguroi shërbimin e Piatek ndodhet në vendin e 14, vetëm 6 pikë larg zonës së rënies nga kategoria në Bundesligë

‘Ishte një periudhë emocionuese për mua-vijon Klinsmann në postimin e tij-unë dhe stafi im e pranuam sfidën duke e ndihmuar skuadrën dhe në shumë pak kohë bëmë gjëra pozitive. Jam I bindur se Hertha do të mbijetojë, por unë kam nevojë për besim dhe unitet dhe për këtë arsye, pas edhe një reflektimi të gjatë, vendosa të jap dorëheqjen për t’u kthyer në rolin tim si anëtar I Këshillit Administrativ’.

Sfidanti.al