Toto Wolff ka si prioritet qëndrimin e Lewis Hamilton te Mercedes në të ardhmen. Është vetë Drejtori i Përgjithshëm i skuaderisë gjermane që e pohoi këtë në një intervistë për portalin soymotor.com
‘Nuk besoj se një skuadër e mirë qëndron në vend numëro-tha Wolff-kjo do të thotë se gjithnjë do të ketë ndryshime dhe këto ndryshme mund të ofrojnë mundësi. gjithsesi shpresoj se raportet tona me Hamilton do të vazhdojnë, megjithëse nuk është se unë kam kontroll të plotë në këtë pikë. Nuk ka asnjë dyshim se Lewis është një shtyllë e fortë e skuadrës sone. Besoj se përsa kohë do të prodhojmë një makinë të shpejtë me motor të fuqishëm do të kemi mundësinë që të vendosim se kush do ta drejtojë dhe nuk kam pikë dyshimi se mbajtja e Lewis Hamilton te Mercedes është prioriteti ynë’.
Më pas Wolff konfirmoi se Mercedes nuk do të flasë me asnjë pilot tjetër pa diskutuar më parë me yllin e skuderisë për të kuptuar pozicionin e tij
‘Besoj se vlerat tona janë të njëjtat-vijoi Ëolff-etika dhe integriteti janë në vend të parë. Kuptimi i pozicionit dhe objektivave të Hamilton do të jenë kyci për cdo vendim që do të marrim. Nuk do të kërkojmë pilot tjetër deri sa të flasim me Leëis në lidhje me rinovimin e kontratës së tij’.
sfidanti.al