Flet bashkëshortja e Griezmann; tregon cfarë mendoi kur pa lojtarin për herë të parë

Erika Choperena tregon për momentin e njohjes së saj me Antoine Griezmann nëpërmjet një lloj bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në rrjetin e saj në Instagram. Një prej pyetjeve që iu bënë asaj ishte se cfarë mendoi ajo kur pa për herë të parë futbollistin aktual të Barcelonës dhe përgjigjja e saj ishte: ‘Ky djalë po më vëzhgon pak si shumë’.

Erika Choperena që është nga rajoni bask i Spanjës është në lidhje me sulmuesin francez që në moshën 19 vjecare. asaj mesa duket po i pëlqen jeta që po bën në Barcelonë dhe këtë ajo e tregoi teksa iu përgjigj pyetjes së një ndjekësi tjetër të saj në Instagram.

‘Jam e lumtur në Barcelonë-tregoi ajo-jam e lumtur sa herë që kam edhe familjen time pranë, kudo që të ndodhem’

sfidanti.al