Shumëkush ka menduar se shqiptari i Zvicrës nuk po mundet të luajë tek Liverpuli sepse nuk është ndoshta aq i mirë sa të përballojë konkurrencën. Kjo nuk është e vërtetë dhe vetë trajneri i tij, Jurgen Klopi, e thotë qartë se ka një arsye tjetër që djaloshi me origjinë nga Kosova ka luajtur vetëm 6 herë në Premier Ligë. “Jam shumë i mërzitur për dëmtimet e shpeshta të Xherdanit, – u shpreh Klopi, – nuk është aspak gjë e bukur, përkundrazi. Ai ka një fizik të shkëlqyer, nuk kam parë kurrë fizik të tillë, por nuk kemi mundur që ta kemi në 100 për qind. Unë uroj që ai të jetë mirë sa më shpejt dhe të luajë për ne”.
Klopi e quajti Shaqirin “gjeni” pas fitores 4-0 të Liverpulit ndaj Crvena Zvezdës vjet në Champions, ndërsa vazhdo ta vlerësojë lart. Trajneri gjerman hodhi poshtë kërkesat e Romës dhe Seviljes që e donin shqiptaro-zviceranin në janar. Që nga vera e 2018, Shaqiri ka luajtur 40 ndeshje për të kuqtë, ka shënuar 7 gola e krijuar 5 asistë. Ai ishte një nga më të mirët në fitoren 4-0 ndaj Barcelonës vjet në gjysmëfinale.
Sfidanti.al