Luis Enrique ka çuar në qiell Leo Messin dhe nuk ka faj me ato që ka përjetuar këtë ndeshje me Espanjolin. Një pushtues gjenial i lojës vetëm me një majë këmbe dhe çdo gjë mban emrin e tij.
Ylli argjentinas, Leo Messi, ka shkëlqyer ndaj Espanyol në “Camp Nou”. Ai dhuroi spektakël për gjithë të pranishmit në stadium, duke ia bërë më të lehtë bashkëlojtarëve të shënojnë gola, transmeton Gazeta Express.
Paraqitja e mirë e 29-vjeçarit nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga trajneri, Luis Enrique, i cili ka lëshuar lëvdata në drejtim të argjentinasit.
“Kemi parë një ndeshje të madhe të dhuruar nga lojtarët tanë, sidomos nga Leo Messi. Thjesht nuk mund të ndaleni së lëvduari Messin, është diçka që e shihni shumë shpesh duke bërë atë që bëri ndaj Espanyol”, ka deklaruar Enrique.