Dëmtime dhe nerva, por Juventusi mbetet në vend të parë!

Edhe kur ishte me Alegrin, edhe tani me Sarrin, Paulo Dibala mbetet i njëjti. Lojtar i stërtalentuar, jo edhe aq i lehtë për t’u kontrolluar dhe shpesh gati për t’u larguar. Konfliktet i pati me ish-trajnerin për shkak të zëvendësimeve dhe minutave të pakta, ndërsa tek Juventusi erdhi Kristiano Ronaldo. Me Sarrin, thuajse i dha duart Juves në verë, pasi mund të shkonte në Angli apo diku tjetër, por përfundimisht “gurët e dominosë” nuk lëvizën dhe argjentinasi mbeti. Sot, të gjithë tifozët urojnë fatin që Dibala nuk iku, pasi klasi i tij ka qenë tepër i rëndësishëm në një sezon shumë të vështirë. Kjo, edhe kur përplaset me trajnerët, siç e tregoi zemërimi për zëvendësimin e fundit të bërë nga Sarri.

Tek Juvja ka edhe më shumë se nervat dhe talenti i Dibalës. Ka një problem që quhet mbrojtje, pasi dëmtimi i Kielinit nuk mbeti i vetmi. Ndaj Romës u dëmtua rëndë edhe Demiral, futbollisti i momentit, ndaj Sarrit i duhet të kthejë në formacion De Ligtin. Asgjë të keqe deri këtu pasi holandezi është i shkëlqyer, por nuk ka alternativa, ndaj klubi vendos që Rugani të mos largohet. Lajmi tjetër i keq nga mbrojtja është dëmtimi edhe i De Shilios.

Sfidanti.al