Përpara Zidanit mbetet vetëm Migel Munjoz për trofetë tek Reali

Natyrisht francezi nuk i ka vitet në stol të spanjollit, dhe ndoshta mund t’ia dalë në të ardhmen. Për momentin, Zinedin Zidan është trajneri i dytë me më shumë trofe tek Reali, i lënë pas vetëm nga i famshmi Migel Munjoz. Ky i fundit ka fituar 9 tituj në Spanjë, 2 Champions (në atë kohë, Kupa e Kampionëve), dhe një Kupë Interkontinentale (Kupa e Botës për klubet, sot). Në total janë 12 trofe. Zidani nuk është shumë prapa, me 3 Champions, 1 La Liga, 2 Superkupa të Europës, 2 Kupa të Botës për Klubet dhe 2 Superkupat e Spanjës. Zizuja ka 10 trofe dhe, nëse i ecën mbarë këtë sezon, mund ta kalojë që tani, pasi në lojë janë La Liga, Championsi dhe Kupa e Mbretit, të cilën ai nuk e ka fituar asnjëherë. Zidani ka një trofe për çdo 19 ndeshje që ka drejtuar madrilenët, diçka që besohet se nuk e ka bërë askush më parë.

Sfidanti.al