Sadio Mane, mbret I Afrikës; Futbollisti më I mirë I kontinentit

Sadio Mane është fituesi I Topit të Artë Afrikan për cvitin 2019. Sulmuesi senegalez I Liverpulit u shpall futbollisti më I mirë I kontinentit në ceremoninë e ndarjes së cmimeve të organizuar nga Konfederata Afrikane e Futbollit duke mundur në këtë garë kandidaturën e shokut të tij të skuadrës te The /Reds Mohamed Salah dhe atë të sulmuesit të Mancester Sitit, Rijad Mahrez.

Sadio mane përjetoi një vit ëndrrash në 2019 teksa fitoi Ligën e Kampioneve, Superkupën Evropiane dhe Botërorin e Klubeve me fanelën e Liverpulit. Ai bëhet futbollisti I dytë senegalez pas El Haxhi Diuf që e ka fituar dy herë cmimin e Lojtarit më të mirë të Afrikës në 2001 dhe 2002.

Përsa I përket Salah, egjiptiani dështoi në tentativën për të fituar këtë cmim për të 3 vit radhazi që do të barazonte Samuel Eto dhe Jaja Ture me këta të fundit që janë futbollistët që e kanë fituar më shpesh këtë cmim, 4 herë.

Sfidanti.al