Bota e sportit vazhdon të monitorojë situatën e zjarreve në Australi. Ashtu sic u bë e ditur në orët e kaluara, disa prej evenimenteve sportive të parashikuara për t’u zhvilluar në javët e ardhshme mund të kushtëzohen shumë nga kjo situatë e rëndë e krijuar nga flakët shkatërrimtare që kanë gjunjëzuar të gjithë vendin.
Organizatorët e Australian Open, turneu I parë Grand Slam I vitit në tenis, po marrin në konsideratë idenë e zhvillimit të këtij eventi në dyer të mbyllura. ‘Kemi 3 stadiume me cati dhe 8 fusha indoor-tha Shefi Ekzekutiv I Federatës Australiane të Tenisit, Kreig Tajli
Me këto fjale, Tajli la të kuptohet se Australian Open nuk është në rrezik duke marrë në konsideratë faktin që zjarret më të afërta gjenden qindra kilometra larg Melbërnit dhe se edhe moti mund të tregohet I mëshirshëm.
‘Parashikimet janë pozitive, nuk presim vonesa edhe pse po marrim të gjitha masat e mundshme për të siguruar zhvillimin normal të Australian Open-tha Tajli-do të kemi në dispozicion meteorologët dhe ekspertët e cilësisë së ajrit që do të analizojnë të dhënat në kohë reale. Kemi krijuar edhe një task force ku do të kontribuojnë mjekë dhe ekspertë lokalë’
Në të njëjtën kohëm kreu I Tenisit Australian nënvizoi faktin se sit ë gjithë turnete e organizuara nga kjo Federatë edhe në këtë rast do të organizohet mbledhja e fondeve për të ndihmuar të prekurit nga zjarret. Për momentin, organizatorët po japin 60 Euro për cdo ace të shërbyer gjatë turneve Doën Under dhe janë mbledhur tashmë 700 mijë Euro deri tani dhe me fillimin e turneut të parë Grand Slam të vitit, kjo shifër pritet që të rritet akoma më shumë. Edhe të mëdhenjtë e tenisit kanë filluar të impenjohen personalisht duke nisur që nga australiani Kirios e deri te Xhokovic dhe shumë sportistë të tjerë australianë e jo vetëm në mbledhje të fondeve të bamirësisë.
Sfidanti.al