Raiola vazhdon luftën në “dy fronte” me Junajtidin, me Pogbanë e Halandin!

I pari shkoi tek Dortmundi, ndërsa i dyti mund të largohet ndoshta që në janar. Erling Haland ishte humbja e parë e Mançester Junajtidit, ndërsa Pol Pogba mund të jetë “firoja” e radhës, e të dy kanë një “emërues” të përbashkët, agjentin Mino Raiola. Italiani duket se ka një armiqësi të thellë me drejtuesit e “Old Trafordit”, dhe së fundmi dha një gjykim se “Mançester Junajtidi nuk është aty ku duhet të jetë, prandaj edhe lojtarët nuk bashkohen me të, apo duan të largohen”.

Ky ishte një sinjal për Pogbanë, i cili është gjithashtu në prag të “shtegtimit” të dytë nga klubi anglez. Me gjasë, skuadra e trajnerit Solskjer nuk është aty ku duhet, pra në luftë për trofe, por po kjo gjë mund të thuhet edhe për Pogbanë, i cili nuk ka bërë paraqitjet e pritshme prej tij kur ka qenë në fushën e lojës. Mesa duket, këtu jemi në një lojë ku secili sheh interesin e tij. Nëse Raiola do të merrte paratë që dëshironte, Halandi mund të vinte në “Old Traford”, dhe Junajtidi nuk do t’i dukej kaq keq.

Sfidanti.al