Kombëtarja e nis vitin me miqësoren ndaj Sllovenisë, emocione për Edi Rejën!

Do të jetë një ndeshje vërtet emocionale për të. Edi Reja lindi fare pranë kufirit italo-slloven, dhe tani do të ketë rast të vihet përballë kombëtares së vendit të babait të tij, Sllovenisë. Kjo sepse ekipi përfaqësues i Shqipërisë, që ai drejton, do të ndeshet me sllovenët në një miqësore që do të luhet në 30 mars të vitit të ardhshëm.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi zyrtarisht arritjen e akordit me homologen e saj, ndërsa për kuqezinjtë kjo do të jetë ndeshja e parë e vitit. Dueli përgatitore do të luhet në stadiumin “Daçia Arena” të Udines, pikërisht në krahinën autonome italiane të Friulit, ku është edhe vendlindja e Rejës.

Kombëtarja shqiptare do të synojë të përgatitet sa më mirë për Ligën e Kombeve, që do të nisë ndeshjet shtatorin e ardhshëm, dhe pritet që përveçse ndaj Sllovenisë të ketë mundësi të luajë miqësore edhe në fund të majit e fillim të shtatorit.

Shqipëria është ndeshur 7 herë deri tani me këtë rival, duke nisur në 1999, e duke përfunduar në 2013. Bilanci është në favor të sllovenëve me 4 fitore, 1 barazim dhe me 2 fitore për shqiptarët. Kombëtarja do të përpiqet të reagojë pas dështimit në dy ndeshjet e fundit eleminatore të Botërorit, barazimi n 2-2 me Andorrën dhe humbja 0-2 ndaj Francës.

Sfidanti.al