Dopingu, Rusia apelon në CAS vendimin e skualifikimit

Në 9 dhjetor Agjencia Botërore Antidoping vendosi të  përjashtojë Rusinë nga të gjitha eventet sportive për 4 vjet për shkak të skandalit të dopingut.  Kjo solli edhe reagimin e Agjencisë Ruse Antidoping, RUSADA që u hodh në kundërsulm duke e apeluar këtë vendim të WADA në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë që e lë sportin rus jashtë Lojërave Olimpike të Tokios në 2020 dhe Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit në 2022

Agjencia Botërore Antidoping e dënoi Rusinë duke akuzuar laboratorët antidoping në Moskë  se I dorëzuan në muajin janar të dhëna të manipuluara me synin fshehjen e rasteve të shumta të dopingut. Rusia ishre sanskionuar më parë për skandalin e dopingut të Shtetit nga 2011-2015 dhe dorëziimi I testeve të laboratorit mendohej se do të ishte hapi dfinal I ripranimit të saj në komunitetin sportiv ndërkombëtar

Ndërkaq në këtë hisori ka thënë fjalën e tij edhe presidenti rus Vladimir Putin që e cilësoi të padrejtë skualifikimin e Rusisë. ‘Nuk ka ndodhur kurrë më parë-tha shefi I Kremlinit-na përjashtuan nga Olimpiket e fundit dhe tani kjo u përsërit. Për mendimin tim, ky vendim jo vetëm që është I padrejtë, por shkon përtej cdo logjike. Vendimi I WADA është në kontradiktë me Kartën Olimpike. Nëse nuk ka ankimime kundër Komitetit Olimpik Rus, skuadra kombëtare duhet të garojë nën flamurin kombëtar; tani duhet të japim mbështetje dhe ndihmën tonë’.

Sfidanti.al