‘Times’: Refuzohet plani I ECA për SuperChampions

Projekti I Shoqatës së Klubeve për Championsin e të ardhmes që u mbiquajt SuperChampions  që do të niste që nga 2021 është refuzuar përfundimisht. Lajmi është publikuar nga ‘Times’, sipas së cilës UEFA kreu konsultime me 55 Federatat evropiane nga ku dolën disa pika fikse

1.Hyrja në Champions nëpërmjet kampionateve duhet të mbetet kriteri kryesor I kualifikimit.

2.Shtimi I datave të ndeshjeve duhet të vlerësohet me kujdes, duke parë se kalendarët ekzistentë janë tashmë shumë të ngjeshur

3.Stabiliteti(ngjitja dhe rënia mes kompeticioneve) ka efekte te kampionatet kombëtare

4) 4 grupe me nga 8 skuadra të cojnë në mënyrë të paevitueshme tek ndeshjet e kota.

Gjithnjë  sipas ‘Times’, numri I ndeshjeve që do të rriten në krahasim me kalendaret aktualë që janë tashmë shumë të ngjeshur, është vetëm 4. Puna me studimin dhe konsultimet po vijojnë me synimin për të arritur drejt një projekti të pranueshëm nga të gjithë brenda 2020. Në të njëjtën kohë ‘Times’ publikon edhe propozimet e bëra deri tani:

1.Ajo e ECA me 4 grupe me nga 8 skuadra, me 4 të parat që shkojnë në 1/16 e finaleve, 24 klube të konfirmuara në sezonin pasardhës dhe 14 ndeshje më shumë

2.Propozimi zviceran që parashikon vetëm 1 grup me 32 skuadra ku secila prej tyre luan 10 ndeshje pas një shorti. 16 ekipet e para shkojnë në 1/8 e  finalebe, në këtë rast janë 4 ndeshje më shumë

  1. Propozimi tjetër është ai që të mbahet status quo-ja thjesht duke kualifikuar direkt në sezonin pasardhës, 4 gjysmëfinalistet
  2. Një tjetër propozim është ai I një faze të dytë grupesh; 4 ndeshje më shumë
  3. Sugjerohet edhe një rritje e numrit të skuadrave në 40, 8 grupe me nga 5 ekipe, ose 48 skuadra 8 grupe me nga 6; në të dyja rastet janë 4 ndeshje më shumë

Sfidanti.al