Herë pas here në botën e futbollit rikthehet ideja e krijimit të një Superlige që të bashkojë klubet më të mira evropiane që do ‘të shfrynte’ kampionatet kombëtare në Itali, Spanjë, Angli dhe Gjermani. Këtë herë është radha e Florentino Perez që po e kalon nëpër mendje këtë ide dhe sipas të përditshmes ‘Neë York Times’, presidenti I Realit të Madridit është takuar me atë të FIFA, Xhani Infantino pikërisht për këtë cështje
Perez po e mendon seriozisht këtë ide dhe do të kërkojë që të bindë edhe klubet më presitgjiozë të Serisë A, Premier League, Bundesligës dhe Ligue 1 që të bëjnë të njëjtën gjë. Qëllimi është bashkimi këtyre ekipebve në një kompeticion unik që do të zhvillohej gjatë gjithës sezonin dhe që do t’u bashkohej kampionateve kombëtare te cilat do të varfëroheshin nga mungesa e ekipeve të mëdha dhe evenimenteve të tjera evropiane
Superliga që është një objektiv për 2024, mendohet të ndahet në 2 kategori me 20 skuadra secila dhe do të kenë zonën e rënies dhe të ngjitjes në kategori vetëm për këto dy divizione. Për më tepër, perez u premtoi klubeve dyfishin e të ardhurave në krahasim me ato që përfitojnë aktualisht nga kampionatet respektive
UEFA nëpërmjet presidentit Ceferin reagoi me këtë të fundit që e përkufizoi këtë si një plan të cmendur.
‘Kam lexuar për këtë plan të cmendur-komentoi Ceferin-nëse duhet të besojmë atë që shkruhet, gjithcka nis nga presidenti I vetëm një klubi(jo pronari) dhe nga një administrator futbollistik. Do të ishte e vështirë të mendoje një skemë më egoiste se kjo. Është e qartë që do të shkatërronte futbollin në të gjithë botën; për futbollistët, tifozër dhe cdokënd që ka një lidhje me këtë sport dhe e gjithë kjo për përfitimin e një grupi të vogël personash’.
Sfidanti.al