Mercedes-Volf-Ferrari, cila do të jetë e ardhmja e Ljuis Hamiltonit?!

Në vitin 2021, atij i përfundon kontrata me skuadrën gjermane, kampione të botës në Formula 1. Ljuis Hamilton do të duhet të mendojë për një kontratë të fundit të madhe në karrierën e tij të lavdishme, dhe në “horizont” janë dy mundësi, të qendrojë tek Mercedesi, ose të shkojë tek Ferrari. Shefi i “kokëkuqes”, Matia Binoto, lëshoi një deklaratë që zgjoi shumë interes.

“Ljuisi është padyshim një pilot i jashtëzakonshëm, fantastik,  dhe nuk mund të jemi veçse të lumtur që ai do të jetë pilot i lirë në 2021, – ishin fjalët e italianit, – është shumë herët për të marrë një vendim. Ne jemi të lumtur me pilotët që kemi, por në një moment të caktuar sezonin e ardhshëm do të diskutojmë për të ardhmen”. Fjalët e Binotos ishin tepër të sinqerta, ndërsa ekziston dyshimi se Hamilton mund të largohet nga Mercedesi, nëse shefi i ekipit, Toto Volf, largoher gjithashtu për t’u bërë president i FIA-s.

Gjithsesi, ekzston edhe një variant tjetër, ai që vetë Mercedesi të mendojë për një pilot tjetër, dhe pikërisht për Maks Verstapenin, që është 12 vjet më i ri sesa Hamiltoni. Gjashtë herë kampioni i botës mbush 35 vjeç në janar.

Sfidanti.al