Parashikohen të jenë pikërisht kaq në sfidat e radhës në Serinë A dhe në Champions, dhe flitet për duelet në “San Siro”. Interi është entuziast se tifozët nuk do të mungojnë në stadium, në ndeshjet ndaj Spalit, Romës dhe Barcelonës, e në total pritet numri 200 000. Plot 60 000 në “San Siro” për përballjen ndaj Spalit të Ferrarës, një shifër jo e vogël duke pasur parasysh se kundërshtari është modest. Ndaj Romës do të jenë 65-70 mijë, diçka që është verifikuar kur në “San Siro” kanë qenë Milani dhe Juventusi. Po ndaj Barçës? Interistët do t’i blejnë të gjitha biletat, por tifozët katalanas nuk pritet t’i marrin të 4 200 copët që u takojnë. Kjo do të thotë se nga 76 000 vende gjithsej, në stadium të jeën rreth 73 000 për duelin e Championsit.
Interi ndihet i fortë dhe me tifozët në mbështetje, ndërsa mediat italiane shkruajnë se një meritë të madhe në forcimin e skuadrës ka presidenti Suning. Sipas “La Gazeta delo Sportit”, numri 1 i klubit ka shpenzuar gjithsej 700 milionë euro dhe kështu është krijuar një skuadër anti-Juventus.
Sfidanti.al