Klop kundër “rrymës”: Liverpuli, jo skuadra më e çmendur e Anglisë!

Që kur ai mori drejtimin në “Anfild”, futbolli i skuadrës së tij është cilësuar si “metal i rëndë” (hevi metëll – heavy metal). Jurgen Klop është i famshëm me stilin e tij që i shtrydh edhe pikën e fundit të energjisë futbollistëve, por trajneri i Liverpulit, mendon se ka të tjerë “më të çmendur se ai”. “Ne nuk jemi skuadra me intensitetin më të lartë në Premier Ligë, – thotë ai, – këtë e thonë numrat. Skuadra të tjera vrapojnë më shumë se ne. Brajtoni, kundërshtari i radhës, p.sh. vrapon më shumë se ne”.

Liverpuli ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e deritanishme në kampionat, dhe është në vend të parë, por ndaj Brajtonit nuk do ta ketë të lehtë, siç nuk është e lehtë në asnjë përballje. Klopi do të jetë pa mesfushorin brazilian, Fabinjo, i cili do të mungojë disa javë, deri në janar të vitit të ardhshëm.

Sfidanti.al