Mallkuar qoftë sistemi,  tradhëtojini të gjithë, por jo Olsi Ramën!

Një vit më parë, sipas një pakti të bërë nga shefat, futbollistët e Partizanit do të ndryshonin stilin e jetës, duke preferuar urtësinë në vend të rebelimit. E gjithë kjo sakrificë në emër të titullit kampion , i cili  do të luhej sipas sloganit “Luaj dhe hesht”.  Por, duke njohur zakonet dhe veset e sistemit të presidentit Duka, të gjithë e parashikonin se do të vinte një ditë që edhe Partizani të tradhëtohej, siç ka ndodhur me kampionët e  e viteve  të “demokracisë”. Fill pas ndeshjes me Teutën, njeriu që mbylli gojën e kuqe përgjatë  një sezoni, ai që “demin” e shndërroi në dele, duke ia prerë brirët,  ka inaguruar fillimin e protestës për këtë kampionat.  Rama i futbollit,  e dinte se të gjithë mund të tradhëtoheshin, të gjithë mund t’i provonin paudhësitë që zbresin si lumë  nga zyrat, veç  Partizani i tij nuk do të prekej…

Dëgjoni fjalët e tij  dhe nuk të besohet që e flaku kaq shpejt  petkun e të urtit : “ Kemi luajtur 10 kundër 12 kundërshtarëve!” Sa na kishte marrë malli që të dëgjonim Partizanin duke interpretuar rolin e viktimës. Apo kur shikon se në rolin e rebelit është vetë Olsi Rama, “prifti” që prediktonte nënshtrim dhe përulësi,  si armët që do ta çonin në fitoren e përhershme. Kur  thotë se “luajtën 10 kundër 12 vetëve”,  disa kujtojnë se e ka me arbitrin, por  thumbi ngjitet sipër tek salla e ruletit,  aty ku hidhen zaret e fatit për ekipet. Një fat që nuk do të jetë aq i bekuar për Partizanin dhe vetë shef Olsin, sepse në fund të fundit,  për ta mbajtur gjallë këtë gënjeshtër lojë ..të gjithë meritojnë të tradhëtohen!

Sfidanti.al