Milan-Inter dhe San Siro I ri; ja projekti I Populus

Në 26 shtator në Universitetin Politeknik të Milano-Bovizas do të prezantohen zyrtarisht dy projektet e mbetura në garë për stadiumin e ri të San Siros. Interi e Milani do të zbulojnë ‘concept design’ të prezantuar nga studio e arkitekturës Populous dhe Manica+Sportium.

Sipas këtij projekti stadiumi është përfshirë në një distrekt shumëfunksional aktiv në 365 ditë me zyra, qendër tregtare, dy kulla, një shesh dhe zona të gjelbra. Bëhet fjalë për një paralelpiped prej xhami dhe që kujton Duomon e Milanos falë edhe një loje me drita. Në brendësi të impiantit, pankinat do të jenë në tribunë si në stadiumet angleze ndërkohë që shkallët e stadiumit do të jenë pranë fushës së lojës. ‘Ky ‘concept design’ nënvizon gjithashtu edhe mbështetjen në mbrojtjen e ambientit me panele diellore dhe me emisione zero.

Sfidanti.al