‘A star is born’; Haland 19 vjec dhe 3 gola në debutimin e tij në Champions

Ndërsa në Spanjë është Ansu Fati që është kthyer në protagonistin e mediave, në futbollin evropian shkëlqeu një tjetër debutues. Bëhet fjalë për Erlinmg Braut Haland, qendërsulmuesin norvegjez I Salzburgut që në moshën 19 vjecare debutoi me një 3 golësh në Ligën e Kampioneve të shënuar në fitoren 6-2 të skuadrës së tij ndaj Genk.

Në total për të janë 17 gola në 9 ndeshje sezonale, e vetmja skuadër që sulmuesi norvegjez nuk ka mundur t’I shënojë është pikërisht Rapidi I Vjenës në Bundesligën 1 austriake.  Është pikërisht I njëjti futbollist që në Botërorin e U20 ndaj Hondurasit shënoi 9 gola me Norvegjinë e tij duke vendosur edhe një rekord për këtë kompeticion dhe jo vetëm.

Përsa u përket golave në Ligën e Kampioneve, Haland I shënoi në 45 minutat e para, një rekord ky për një debutues dhe vetëm një farë Uejn Runi ia kalon Haland me anglezin që I shënoi në 2004 kur nuk ishte ende 19 vjec. Van Basten bëri 4 gola në ndeshjen e tij të parë në fazën e grupeve, por kjo nuk është marrë parasysh pasi nuk janë llogaritur golat në Kupën e kampioneve ose në ndeshjet kualifikuese.

Nëse shkojmë përtej debutimeve I pari që ka djegur etapat ka qenë Raul me Realin e Madridit që shënoi kur ishte 18 vjec e 114 ditë. Ndërkaq, Haland me këtë 3 golësh u ka bërë një paralajmërim edhe Napolit e Liverpulit që shihen si favorite në Grupin E që nuk duhet injoruar nga këto dy skuadra.

Sfidanti.al