Bejl projekton të ardhmen: 6 muaj xhiro nëpër botë duke luajtur golf me 20 miq

Garet Bejl I ka të qarta idete se cfarë do të bëjë kur të heqë dorë nga futbolli; të luajë golf. Uellsiani tashmë dihet botërisht pasionin e tij për këtë sport dhe planet e së ardhmes ia tregoi gazetarit Majkëll Kalvin në podcastin e tij Football Ramble Calvin, që ka punuar me futbollistin edhe për realizimin e dokumentarit ‘State of Play’ për BT Sport. Në bisedën me Calvin, Bejl I rrëfeu Majkëll Kalvin se pas futbollit do të bënte një xhiro nëpër botë për 6 muaj duke luajtur golf me 20 miq

‘Bejl një ditë më tha: jam në futbollin profesionist prej 16 vitesh, kam hequr dorë nga disa gjëra dhe mendoj se kam ende disa vjet përpara, por po mendoj se cfarë do të bëj në 6 muajt e parë pas tërheqjes-tregion Majkëll Kalvin në një intervistë për The Sun-kam ndërmend të marr të gjithë miqtë e mi për të zhvilluar një tur golfi nëpër botë, për të luajtur në të gjitha fushat më të famshme të botës dhe I kam bërë edhe llogaritë sesa do të më kushtojë e gjithë kjo. Kur e pyeta për koston, Bejl u përgjigj: hicgjë…rreth 35 mijë Paund për person’.

Duke shumëzuar këtë shifër me 20 miq që do t’I bëjnë shoqëri kostoja totale e planit të Bejl shkon 700 mijë Paund(rreth 790 mijë Euro), por duke marrë parasysh pagën e tij me Realin e Madridit që është 15 milionë Euro në vit, kjo kosto për organizimin e turit të golfit për të nuk përbën aspak një problem.

‘Futbolli është sporti im kryesor, paguhem për të dhe jap gjithnjë më të mirën-shpjegoi kohë më parë Bejl-ndërsa golfi është një hobi, por unë argëtohem duke e praktikuar, më ndihmon që të jem më I qetë jashtë fushës, pastaj janë shumë futbollistë që e luajnë’.

Sfidanti.al