Lënia jashtë listës së Ligës së Kampioneve, konfirmon edhe njëherë se Mario Manxhukic nuk është më pjese e projektit të Juventusit. Gjatë muajve të verës sulmuesi kroat refuzoi disa oferta, por duket se ka ende mundësi që ai të largohet nga kampionët e Italisë.
Në fakt, në drejtim të tij kanë ardhur oferta nga Katari, merkatoja e transferimeve mbyllet në 30 shtattor, propozime të cilat duket se Manxhukic ka vendosur t’I marrë në konsideratë dhe t’I studiojë këto oferta edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai të shtyjë vendimin për të ardhmen e tij për në muajin janar duke qenë se Mancester Junajtid vazhdon të jetë I interesuar për të.
Duke folur për Djajtë e Kuq, Juventusi e kishte arritur një akord me anglezët që largoi Lukakun dhe Sancez, por Manxhukic prishi të gjitha planet duke refuzuar një lëvizje të tillë. Në këtë pikë, sulmuesi 33 vjecar, nënkampion bote gjendet përpara një dileme; të pranojë ofertat nga Katari dhe të shijojë një pension të artë I rrethuar nga dunat apo të shtrëngojë dhëmbët dhe të presë hapjen e merkatos së janarit dhe të studiojë ofertat e reja.
Sfidanti.al.