‘Të betohem për dashuri të përjetshme’ është fraza e një prej këngëve të interpretuara nga Ambra Anxholini kur ishte vetëm 17 vjec, por që duket se është ende aktuale për jetën dhe dashurinë e saj për Masimiliano Alegrin. Në fakt aktorja italiane dhe ish trajneri i Juventusit kanë vendosur të bashkëjetojnë, një lajm ky që është publikuar nga e përjavshmja ‘Chi’ sipas së cilës cifti do të ndërmarrë këtë hap menjëherë pas kthimit nga udhëtimi në Afrikën e Jugut
Ish prezantuesja e ‘Non è La Rai’ tashmë ka nisur punimet për ristrukturimin e banesës së saj në Breshia për të krijuar më shumë hapësirë në mënyrë që ajo të jetë më e përshtatshme dhe komode për jetën në cift. E gjithë kjo konfrmon se lidhja mes Ambrës dhe Alegrit është e konsoliduar dhe që po zgjat më shumë se 2 vjet, ndërkohë që nuk kanë munguar kartolinat e dashurisë, unazat e fejesës dhe nisja e provave gjenerale për jetën familjare me fëmijët respektivë
Sfidanti.al