‘Nuk kam frikë të mbaj shiritin e Kombëtares, madje na ka sjellë edhe fat sepse kemi fituar në disa raste kur e kam pasur atë, shpresoj të vazhdojmë me fitore-kjo është ajo që tha Elseid Hysaj në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Islandën dhe në Elbasan Arena, ‘profecia’ e tij u përmbush. Skuadra jonë arriti të marrë një fitore më shumë se bindëse ndaj islandezëve me rezultatin 4-2 në një sfidë ku u duk qartë që kueqzinjtë e kishin lënë pas krahëve humbjen dhe lojën për të ardhur keq ndaj Francës dicka që u duk që në pjesën e parë.
Kombëtarja shqiptare me disa ndryshime në formacion u pa shumë më agresive në lojën e saj dhe e kishte ajo inisiativën kundrejt Islandës që nga ana e saj preferoi të shfrytëzojë armën e saj më të fortë goditjet standarde, por shanset I pati shumë të pakta për të mos thënë që nuk pati aspak. Loja e fortë sulmuese e kuqezinjve u pa që në minutën e 13 kur Rei Manaj arriti të godasë shtyllën edhe pse erdhi pas një sulmi rrëmujë në zonë.
Presioni I kuqezinjve tanë ishte I madh dhe vetëm në 2 momente shpërqendrimi Islanda iu afrua zonës së Kombëtares por pa bërë ndonjë gjë të madhe, ndërkohë që në Elbasan nisën edhe reshjet e shiut që I kapi të papërgatitur tifozët e pranishëm në stadium. Minuta e 32 kulmoi lojën sulmuese të skuadrës shqiptare që mori avantazhin me Dermakun, një gol që erdhi pikërisht nga një goditje këndi dhe me avantazhin 1-0 skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.
Me rikthimin në fushën e lojës, u panë gabime të shumta të lojtarëve tane dhe Islanda shfrytëzoi momentin duke barazuar rezultatin 1-1 me Sigurdson. Reagimi i kuqezinjve ishte I menjëhershëm dhe Elbasan Arena shpërtheu sërish nga festa e tifozëve pasi erdhi edhe goli I dytë I Kombëtares pas një aksioni koral ku Rei Manaj dha pasimin e fundit që ishte mjaft I bukur me thembër duke gjetur Hysajn që me një qetësi olimpike dërgoi topin në portën islandeze duke e cuar rezultatin 2-1.
Edhe në rastin e kuqezinjve, festa zgjati shumë pak pasi Islanda barazoi 2-2 me Sigtorston që ishte në pozicion të rregullt. Trajneri Reja filloi të bëjë ndryshime në skuadër mes të cilëve ishte ai I Hysajt për shkak dëmtimi me Abrashin ndërkohë që në fushë hyri edhe Odise Roshi dhe ishte pikërisht ky I fundit që coi sërish në peshë Elbasan Arenën teksa shënoi edhe golin e tretë pas një krosimi të Keidi Bares. Odise Roshi u bë protagonist edhe pak më vonë teksa ‘gatoi’ golin e katërt të shënuar nga Sokol Cikalleshi dhe rezultati shkoi 4-2 për Kombëtaren kur kishin mbetur edhe 7 minuta nga fundi I ndeshjes.
Ky gol ishte edhe episodi I fundit I kësaj ndeshjeje ku u pa një Shqipëri e rilindur në fushën e lojës në krahasim me atë të 3 ditëve më parë në Paris. Rezultati final ishte 4-2 me Kombëtaren që shkon në 9 pikë, ndërkohë që takimi I radhës me kualifikueset e Euro 2020 është në 11 tetor kur ne do të luajmë me Turqinë në fushën e kësaj të fundit një mision akoma më të vështirë për shanset tona për ndonjë kualifikim të mundshëm
Sfidanti.al