ECA, Anjeli: Champions I ri në 2024, por në ekuilibër me turnetë kombëtarë

Andrea Anjeli konfirmon projektin për një Ligë të re Kampionesh dhe këtë e bëri menjëherë pas rizgjedhjes së tij në krye të Shoqatës së Klubeve  Evrooiane deri në 2023.

‘Ishte një mbledhje positive dhe productive-tha Anjelo-të gjithë do të kërkojmë të mbrojmë interesat e kompeticioneve të së ardhmes; nuk ekziston pjesa ime ose një pjesë tkjetër, por vetëm pjesa e futbollit. Në emër të unitetit, së bashku me presidentin e UEFa, Ceferin, nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent, Championsi I ri do të nisë në vitin 2024, një datë e paevitueshme kjo sepse  do të ridiskutohet edhe kalendari I ri ndërkombëtar’

Por Anjeli ka edhe frikën se mos keqinterpretohet

‘Ka pasur interpretime jo të sakta-vijoi Anjelo-që në fillim ishte shkruar në komunikatë  që zgjidhja është në vendosjen e një ekuilibri mes kupave dhe turneve kombëtarë’.

Anjeli shton se kërkesa për ndryshim është e fortë dhe është e nevojshme që të niset që nga principet.

‘Më shumë ndeshje, një kualifikim më korrekt, më shumë kluvbe të vogla në kompeticionet UEFA-tha Anjeli që kërkon edhe harmonizimin mes kampionateve-Anglia ka 2 Kupa kombëtare, ndërsa Bundesliga ka 18 skuadra nga 20’

Anjeli mohoi se në projektin e ECA përfshihet një reduktim I turneve kombëtarë.

‘Hapësirë për më shumë ndeshje të Ligës së Kampioneve ka, për këtë mjafton të shohësh kalendarin-tha Anjeli-në 2 muajt e ardhshem brenda dhjetorit do të diskutohen tema të rëndësishme, por organi I vetëm që mund të aprovojë ndryshimet është UEFA. As ECA e as aksionerët nuk mund të bëjnë asgjë vetëm’.

Sfidanti.al