Cerekfinalet e botërorit të basketbollit të meshkujve nisën me një surprizë të madhe; Argjentina eliminon Serbinë që shihej si favoritja kryesore për të zbritur SHBA nga froni kampionët e SHBA duke e mundur 97-87 dhe në gjysmëfinale do të përballet me fituesen e cifitit SHBA-Francë.
Brezi I artë I Manu Gionobili që fitoi medaljen e artë Olimpike në 2004 duket se ka gjetur trashëgimtarët e saj. Skuadra amerikanolatine e drejtuar nga Serhio Hernandez fitoi të drejtën e bujshme për të luajtur gjysmëfinalen e botërorit duke eliminuar pikërisht Serbinë që duket se u shfaq në të njëjtin nivel si në sfidën me Spanjën që e shtypi pa mëshirë duke harruar versionin e frikshëm të saj në fazën e parë kur I fitoi sfidat me 40.8 pikë diferencë mesatarisht. Argjentina ishte një mrekulli që nga fillimi I ndeshjes falë magjive të Fakundo Kampaco (18 pikë e 12 assist) dhe të pavdeshkmit Luis Skola që në moshën 39 vjecare e mbylli sfidën me 20 pikë.
Argjentina e godiste gjithnjë Serbinë që nga ana e saj e kishte të vështirë të shënonte dhe pjesa e pare u mbyll me avantazhin e Argjentinës 54-49. Edhe në pjesën e dytë ishte skuadra amerikanolatine që udhëhiqte në rezultat. Serbia në një moment e ngushtoi diferencën në 70-68 dhe e parakaloi Argjentinën në fillimin e periodës së katërt, por vetëm kaq pasi Argjentina kishte ende të për thënë në parket. Kampaco, Skola dhe pjesa tjetër e skuadres në fund arritën që të mbyllin këtë ndeshje në favorin e tyre me një diferencë prej 10 pikësh duke bërë që ky botëror për Serbinë e talenteve si Nikola Jokic të ishte një dështim I vërtete duke hedhur poshtë të gjitha parashikimet
Bën detyrën e saj Spanja e Serxho Skariolos që mundi Poloninë 90-78 dhe do të përballet me fituesen e sfidës Australi-Ceki. Ai që mori përsipër të drejtojë skuadrën spanjolle drejt kësaj fitoreje ishte Riki Rubio me 19 pikë e 9 assist, por ai nuk ishte I vetëm. Spanja tregoi për të disatën herë se ka thellësi në lojën e saj dhe 5 lojtarë e mbyllën sfidën me statistika dyshifrore dhe 28 assist në total. Polonia ka meritën që nuk u dorëzua lehtë edhe pse ishte gjithë kohës në disavantazh dhe në mesin e periodës së fundit e coi diferencën në-4 pikë 76-72. Por Spanja në këtë moment shfaqi më të mirën e saj duke shënuarr 11 oikë radhazi në castet e fundit e mos pësuar asnjë duke prerë biletën për në gjysmëfinale.
Sfidanti.al