Ashtu sic ishte programuar, në Paris nisi terapia ‘top secret’ e Mikael Shumaher. Sipas asaj që publikohet në median franceze në spitalin Zhorzh Pompadu janë përgatitur qeliza staminale nga kirurgu Filip Menashe që duket se ka marrë përsipër realizimin e kësaj terapie.
Ashtu sikurse ndodhi edhe në vizitat e tjera, edhe në këtë rast,ish piloti gjerman u transportua për në spital me sekretin më të madh duke u regjistruat me emër tjetër. Ai u transportua në spital ditën e hënë nëpërmjet një ambulance me targë zvicerane me Shumaher që tashmë ndodhet në sherbimin e kardiokirurgjisë, pikërisht në duart e Menashe që është mjeku më I mirë në terapinë e qelizave që aplikohen për problemet kardiake.
Ish piloti I Ferrarit po lufton ende pas aksidentit me ski të pësuar në 29 dhjetor të vitit 2013 në Meribel në Savoia. Menashe përgatit sistemin e përcimit të qelizave nëpërmjet venave. Ai është I bindur se e gjithë kjo mund të sjellë një efekt anti-inflamator të përgjithshëm. Gjithsesi ky lajm as është mohuar e as është konfirmuar nga Menashe dhe stafi mjekësor I spitalit Zhorsh Pompadu
Sfidanti.al