Greqia fitoi me 7 pikë diferencë ndaj Cekisë në fazën e dytë të Botërorit të Botërorit të Basketbollit 84-77, por kjo nuk I mjaftoi kësaj skuadre që të kualifikohet në fazën cerekfinale, kjo sepse helenëve u duhej të fitonin me 12 pikë diferencë për të qenë mes 8 më të mirave të Botërorit.
Pas përfundimit të kësaj sfide, Federata greke e Basketbollit nuk ngurro dhe I dërgoi FIBA një komunikatë ku ankohej për sjelljen e arbitrave të sfidës me Cekinë që u zhvillua ditën e hënë. Në këtë komunikatë, qeveria e baketbollit grek I kërkoi FIBA që arbitrat që gjykuan ndeshjen me Cekinë dhe peërgjegjësi që I përzgjodhi ata të përjashtohen menjëherë. Skuadra arbitrare që gjykuan së cilës I referohet Federata Greke e basketbollit përbëhej nga serbi Aleksandar Glisic, letonezi Andris Aunkrogers dhe polaku Vojceh Lizka, te cilët përjashtuan për akumulim te faullave Janis Antetokumpon dhe cekun Patrik Audan
Por jo vetëm kaq, Federata Greke kërkoi edhe një rishikim të ndeshjes dhe një komunikatë publike të rezolutës. Sipas komunikatës, në këtë ndeshje pati një manipulim të paprecedentë në basketbollin evropian dhe atë botëror. Në vija të përgjithshme, gjykimi I ndeshjeve në këtë botëror ka shkaktuar shumë polemika. Episodi më I diskutuar deri në këtë moment ishte gabimi arbitrar në aksionin e fundit në sfidën mes Lituanisë dhe Francës që solli edhe eliminimin e lituanezëve. FIBA përjashtoi ekipin arbitrar të kësaj ndeshjeje ku bënte pjesë edhe spanjolli Antonio Konde.
Sfidanti.al