De Gea do rinovojë me Mancester Junajtid, do përfitojë sa Pogba

David De Gea është shumë pranë rinovimit me Mancester Junajtid. Lajmi bëhet I ditur nga e përditshmja britanike ‘The Guardian’ sipas së cilës portiere spanjoll me kontratën e re do të përfitojë  290 mijë Paund në javë, një pagë kjo që është thuajse e barabartë me atë që përfiton mesfushori Pol Pogba.

De Gea, që u transferua te Mancester Junajtid në verën e vitit 2011 ka me Djajtë e Kuq një kontratë deri në 30 qershor të 2020 dhe rinovimi I tij do të bënte që ai të mos largohej nga klubi anglez me parametra zero, ndërkohë që vlera e tij në merkato sipas Transfermarkt është 65 milionë Euro

Gjithnjë sipas asaj që publikohet në median britanike, personi që ndikoi më shumë në vendimin e De Geas për të qëndruar te Mancester Junajtid ishte trajneri I kësaj skuadre Ole Gunar Solskjaer.

Sfidanti.al