Nuk është as Reali, as Barcelona, por një klub më në veri të Europës që mban vendin e parë. Mançester Siti la pas gjithë të tjerët, kur u bë vlerësimi i skuadrave kontinentale, duke qenë i pari klubi që krijon një ekip me vlerë 1 miliardë euro. Kjo, pasi shpenzoi 168 milionë euro gjatë verës që sapo kaloi, dhe Pep Guardiola ka një “makineri” të frikshme futbolli, që ka fituar dy herë radhazi titullin në Angli, por që dëshirontë fitojë Championsin.
Pas anglezëve vjen Paris SG, me vlerë skuadre 913 milionë euro, ndërsa Reali i Madridit është në vend të tretë, me 902 milionë euro. Jashtë podiumit mbetet Mançester Junajtidi që, edhe pse nuk ka qenë shumë i suksesshëm vitet e fundit, ka një ekip me vlerë 751 milionë euro, duke lënë pas Juventusin. Papritur, Barcelona është në vendin e gjashtë me 697 milionë euro, ndërsa tre klube të tjerë anglezë janë në 10 vendet e para, Liverpuli, Çelsi dhe Arsenali.
Sfidanti.al