Ljuis Hamilton ‘hap dyert’ e kalimit te Ferrari dhe këtë e ka bërë në një intervistë përpara Cmimit të Madh të Monzës në Botërorin e Formula 1.
‘U kam prishur kaq shpesh festën tifozëve italiane, por shumë prej tyre më kërkojnë që të vij te Ferrari-tha Hamilton-nuk e di nëse do të tundohem ndonjëherë, por nëse do të më duhet të lë Mercedes, Ferrari do të ishte vërtet një opsion shumë I mirë. Por me thënë të drejtën, kur bëhesh pjesë e Mercedes I bashkohesh një familjeje për të gjithë jetën me kushtin që tit ë qëndrosh me ta’
Ndërsa afron gara e së dielës, Hamilton nuk I kursen elozhet për rivalët e Mercedes.
‘Ferrati ka 2 pilotë shumë të mirë-vijoi Hamilton-nuk e besoj se Lëklerk do ta ketë problem të përsërisë suksesin e Belgjikës. Përkundrazi, do ta ketë akoma më të lehtë të fitojë një tjetër garë pas asaj të SPA. Unë sigurisht do të bëj gjithcka që mundem për ta penguar këtë edhe pse do të kemi probleme me gjithë ato pjesë të drejta të pistës. Moti do të ndryshojë dhe mund t’I lehtësojë apo t’I vështirësojë gjërat. Duhet ta provojmë në pistë për ta kuptuar’.
sfidanti.al