Flet Vanda Nara: Ikardin e kërkuan shumë, unë e binda të zgjedhë PSG

Vanda Nara thyen heshtjen pas transferimit të Mauro Ikardit te Paris Sën Zhermeni. Bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e sulmuesit argjentinas  dha një intervistë në programin televiziv argjentinas, Morfi Telefe që drejtohej nga motra e saj Zaira.

‘Paris Sën Zhermeni nuk ishte zgjidhja më e lehti për mua sepse do të më duhet të bëj vajtje-ardhje me fëmijët që shkojnë në shkollë në Itali-tregon Vanda Nara-por skuadra franceze ishte asi ynë nën mëngë dhe për këtë arsye vendosëm të prisnim. Askush nuk e dinte këtë. Ishin shumë skuadra të rëndësishme që e donim dhe do të ishin më komode, por unë mendova për të’.

Gjatë gjithë  kësaj periudhe u fol edhe për një dëshirë të Boca Jr për të pasur Ikardin në radhët e saj.

‘Do të më pëlqente që një ditë Mauro të luante atje-vijoi Vanda Nara-e imagjinoj se cfarë do të thotë të zbresësh në një fushë si ajo e Bocas, edhe pse jam një tifoze e River Plejtit nuk do të kundërshtoja një kalim të tillë. Por nuk ka ardhur asnjë propozim nga ana e Bocës për Mauron’.

Në fund, vanda Nara hodhi poshte cdo mundësi  që të përfaqësojë futbollistë të tjerë. ‘Nuk mundem ta bëj këtë-tha ajo-sepse të administrosh mauron kërkon impenjim. Më kanë propozuar të hbëhem agjentja e futbollistëve të tjerë. Kush më njeh e di që këtë punë nuk po e bëj për interes por për dashurinë që ndjej për Mauron’.

sfidanti.al