U desh të vinte periudha e ndërprerjes së kampionatit që Mauricio Sarri të ngrihej në këmbë për të shkuar në stërvitjen e Juventusit. Trajneri bardhezi la pas, të paktën përkohësisht, pneumoninë, por nuk pati kënaqësinë të gjente yjet kryesorë në Vilar Peroza. Vetë ish-tekniku i Napolit dhe i Çelsit nuk është se ishte fort në terezi, dhe e drejtoi seancën vetëm pjesërisht, ndërsa Kristiano Ronaldo, Bonuçi, De Ligt, Bernardeski, Matyidi apo Manxhukiç ishin me kombëtaret, e Higuain me Dagllas Kostën morën dy ditë leje.
Më së shumti me stërvitjen u mor ndihmësi i Sarrit, Martushielo, i cili drejtoi edhe ndeshjet e para të Serisë A ndaj Parmës e Napolit, por besohet se në sfidën e radhës, në 14 shtator në fushën e Fiorentinës, trajneri kryesor do të jetë në stol.
Sfidanti.al