Bën gabime që sjellin gola, Granit Xhaka: Kritikët kanë veç një sy

Me statistika është lojtari i Premier Ligës që e dënon me më shumë rrjeta të pësuara ekipin e tij, në 3 sezonet e fundit. Granit Xhaka u vu nën kritika të ashpra, pasi shkaktoi penalltinë e golit të Harri Kejnit, në derbin me Arsenalit e Totenhemit, por shqiptari i Kosovës kundërsulmoi shumë shpejt.

“Duket se kur përfundon ndeshja, është më e lehtë që të shohësh gabimet, – tha kapiteni i Zvicrës, – por, e vërteta është se unë nuk kam kohë të merrem me kritikët. Ata nuk shikojnë që ne luajtëm mirë ndaj Totenhemit dhe mund të kishim fituar. Në fund të fundit, ishte një ndeshje shumë e vështirë. Gjithsesi, kështu e ka futbolli”. Mesfushori luftoi shumë dhe pati meritën e tij që Arsenali kaloi nga 0-2 në 2-2, duke marrë një pikë shumë të rëndësishme.

Sfidanti.al