Tragjedi ne sportin spanjoll; gjendet pa jete ish skiatorja Blanka Fernandez Oçoa

Blanka Fernandez Oçoa ish skiatorja spanjolle, fituese e medaljes se Bronzte ne Lojerat Olimpike Dimerore te Albertvil ne 1992 eshte gjetur pa jete ne majen e La Penjotas prane Sersedijes ne Sierra te Madridit. Ish sportistja rezultonte e zhdukur prej 12 ditesh dhe nuk kishte te reja per ndodhjen e saj qe nga 23 gushti.

Po ate dite ajo u pa fillimisht ne nje supermarket ne Pozuelo de Alarkon e pak me vone nje fqinj ne Sersedija e pa t’i drejtohej zones ku edhe u gjet trupi i saj dhe ku i kishin humbur gjurmet. Familjaret e Blanka Fernandez Ocoa e njoftuan menjehere policine duke pare se ajo vendosi te mos e marre telefonin me vete.

Blanca Fernandez Oçoa sapo ishte transferuar te motra dhe kunati i saj pasi shtepia e saj, nje vile ne Las Rozas u shit. Ne te kaluaren ajo perjetoi momente depresioni. Trupi i ish skiatores u dergua ne morgun e Madridit ku do te behet edhe autopsia per te percaktuar shkakun e vdekjes se saj. Hipoteza kryesore per vdekjen e Ocoas mbetet pesimi i nje aksidenti ne mal, por nuk perjashtohet as mundesia qe ajo te kete vrare veten.

Pervec medaljes olimpike ne 1992 duke u bere e para skiatore spanjolle qe e fito  nje te tille, Blanka Fernandez Ocoa fitoi e dhe 4 gara te Kupes se Botes ne karrieren e saj.

Sfidanti.al