Ouen sulmon Kapelon: Nder trajneret me te dobet te Anglise ne histori

Autobiografia e Majkell Ouen ‘Reboot’ duket se ka shume mllefe te futbollistit. Ish lojtari i Liverpulit nuk i kurseu aspak sulmet kundrejt Fabio Kapelos qe ne karrieren e tij ka pasur mundesine qe te drejtoje perfaqesuesen e Anglise ne periudhen 2008-2012.

‘Fabio Kapelo, jo vetem qe i dha fund karrieres sime ne kombetare pa asnje shpjegim, por ishte edhe trajneri me i dobet qe ka pasur ndonjehere Angli-tregon Majkell Ouen-per mendimin tim ai i shkaktoi deme te medha karrieres sime dhe futbollit anglez dhe e paguan shume per ta bere kete’.

Por Kapelo nuk ishte i vetmi qe u shenjestrua nga Majkell Ouen. ‘Wonder Boy’ nuk i kurseu sulmet e tij as ndaj David Bekam me te cilin ka luajtur te Tre Luanet’ teksa kujtoi kartonin e kuq te marre nga Bekam ne ndeshjen me Argjentinen ne Boterorin e 1998.

‘Ishte nje sjellje femijerore dhe e kote-vijohet ne librin e Ouen-njerezit thone se ishte nje gabim, por une mendoj se nese deshiron te fitosh nje Kupe Bote nuk mund t’ia lejosh vetes te besh gabime. A do te kishim fituar me Argjentinen po te ishim me 11 lojtare? Nuk do ta dime kurre, por ne ate moment me 10 lojtare po luanim shume mire’.

Sfidanti.al