Operacioni Neymar; Barcelona përgatit sulmin e fundit

Drejtuesit e Barcelonës kanë përcaktuar strategjinë që do të ndjekin në Operacionin Neymar. Sipas medias spanjolle, ditën e hënë është zhvilluar një takim mes presidentit Bartomeu dhe përgjegjësve të zonës sportive për të vendosur hapat që do të ndërmerren në këtë cështje kur ka mbetur edhe 1 javë nga mbyllja e merkatos.

Në këtë pikë janë dy aspekte, në radhë të parë është oferta ekonomike që do të ishte 170 milionë Euro dhe nëse kjo ofertë do të jetë me huazim me detyrim apo të drejtë blerjeje. Kjo pikë është shumë e rëndësishme pasi problemi nuk është se Paris Sën Zhermeni nuk do ta pranojë, por te përcarjet që krijohen në klub pasi ka drejtues që nuk janë dakord.

Aspekti tjetër ka të bëjë me përfshirjen ose jo të lojtarëve të tjerë. Emri që po përmendet së fundmi është ai i Dembele, por sipas asaj që deklaron agjenti i tij, futbollisti nuk ka ndërmend të largohet. por jo vetëm kaq, Barcelona po përplaset në murin që kanë krijuar pronarët e Paris Sën Zhermen që për ‘Le Monde’ kanë deklaruar se Neymar nuk është në shitje.

Por problemi tjetër i madh është se te Paris Sën Zhermeni u dëmtuan si Kavani ashtu edhe Mbape që do të detyrojnë transalpinët që të mbajnë Nejmar në skuadër

sfidanti.al