Uejn Runi përfshihet në një tjetër skandal tradhëtie. Sulmuesi anglez është parë në një hotel në Vankuver të Kanadasë në shoqërinë e një femre që nuk është bashkëshortja e tij Kolin, lajm që është bërë i ditur nga ‘The Sun’ që publikoi fotot dhe videon e këtij takimi.
Sipas tabloiditi të njohur britanik imazhet e Runit dhe femrës misterioze me tatuazh në krah janë siguruar në orën 05:30 të mëngjesit teksa kthehej pas një sërë festash plot alkool së bashku me shokët e tij të skuadrës. ‘Pritën pak dhe më pas Runi dhe ajo femra u ngjitën bashkë në ashensor-shpjegon për ‘The Sun’ një prej dëshmitarëve okularë të takimit.
Ajo cfarë u publikua nga The Sun nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortes së Runit, Kolin, nëna e 4 fëmijëve të futbollistit, e cila, sipas ‘Daily Mail’ u tërbua dhe i kërkoi Runit të zgjidhë menjëherë kontratën me DC United në Uashington.
Synimi i Kolin është që Runi të ndërpresë aventurën e tij në MLS dhe të fokusohet në jetën me të dhe 4 fëmijët në shtëpinë e tyre në Ceshajër në Angli
sfidanti.al