Teodosiç do të mungojë në Botërori, ka “burrë” që e zëvëndeson!

Pjesëtari i përfaqësueses së Serbisë, Milosh Teodosiç, nuk do të mund të luajë në kampionatin botëror që do të zhvillohet gjatë dy javëve të para të shtatorit në Kinë, pasi ai pësoi një dëmtim, të cilin nuk do të ketë kohë që ta kurojë deri sa të fillojë Botërori.

“Eurohops” bëri të ditur se mjekët e përfaqësueses serbe i thanë Teodosiçit se ata nuk mund ta ndihmojnë dot, sepse nuk ka kohë. Madje, për shkak të dëmtimit, ai nuk mundi ta përfundojë ndeshjen miqësore me Lituaninë.

Ky basketbollist serb 32-vjeçar që dikur ka qenë plejmejkeri më i mirë në Evropë, luan me Virtusin e Bolonjës, ndërkohë që dy vitet e fundit ai ka luajtur në SHBA me Klipersat  dhe më parë me Olimpiakosin e CSKA-n e Moskës.

Sfidanti.al.