“Është më pranë Barcelonës”, “PSG dhe Barça po bisedojnë”, dhe “Mesi hynë në lojë për Nejmarin”. Titujt mediatikë janë shumë joshës për tifozët katalanas, pra që Nejmar do të kthehet në “Kamp Nou”, ndonëse asgjë nuk do të jetë e lehtë. Oferta e bërë nga Barcelona mësohet se është kartoni i Kutinjos dhe 90 milionë euro, ndërsa kërkesa e francezëve është e prerë, 250 milionë euro.
Çfarë do të ndodhë? Mesi ka hyrë në lojë për të bindur Nejmarin që, të paktën, të mos shkojë tek Reali, gjë që do të ishte një goditje e rëndë për tifozët “blaugrana”. Ata nuk është se “po vdesin” për brazilianin, por duan më mirë që ai të kthehet ose të mbetet në Paris, sesa të shkonë në Madrid.
Sfidanti.al