Frikë nga bandat , bashkëshortja e Kolashinacit merr arratinë !

Horrori që Sead Kolashinaci dhe Mesut Ozili përjetuan para tri javësh, kur ata të dy u sulmuan nga dy banditë para një restoranti, tani vazhdoi edhe me një skandal të madh, kur dy kriminelë të rinj u arrestuan para shtëpisë së Ozilit, ndërkohë që Arsenali ka vendosuir roje sigurie suplementare para shtëpive të dy lojtarëve.

Duket se dyshja e mësipërme e lojtarëve të Arsenalit ka hyrë në “luftë” me një bandë kriminale që gjë po reflektohet edhe te familjet e tyre. Dhe e para që u prononcua ishte bashkëshortja e futbollistit boshnjak që mori arratinë nga Londra për në Bosnjë, duke deklaruar se nuk do të kthehej kurrë më në Angli!

Kjo sa më sipër ndodhi, pasi banda e kriminelëvë gjeti kanalin e komunikimit me Kolashinacin, duke i dërguar atij mesashin: “Ne do të të marrim ty gjithçka dhe jo vetëm orën”!

Sfidanti.al