PSG-ja fitoi 3-0 kundër Nimesit në raundin e parë të Ligës së 1-rë franceze, por ajo që ra më shumë në sy në këtë ndeshje, nuk ishte fitorja e thellë, por fakti se tifozët tanimë i kanë kthyer shpinën Nejmarit, duke kërkuar largimin e tij. Tifozët me parrullat e tyre treguan se futbollisti brazilian nuk është më i dëshiruar në “Parkun e Princave” dhe një pankartë e madhe “Nejmar – Hijo de Puta” (bir kurve) e tregon më së miri këtë.
Krahas parrullave kundër Nejmarit, tifozët thërrisnin ofendime të ndryshme në adresë të futbollistit brazilian që nuk luajti në ndeshjen e lartpërmendur, për shkak të një dënimi që ka marrë në ndeshjen finale të sezonit të kaluar të Kupës së Francës.
Sfidanti.al