Lukaku 4 gola me fanelën e Ikardit, porta e Virtusit..fizarmonikë!

Romelu Lukaku debutoi me katër gola me klubin e tij të ri, Inter, mbas transferimit të tij me vlerë prej 73 milionë eurosh nga Mançester Junajtidi.

Sulmuesi belg shënoi katër gola në ndeshjen që Interi e fitoi 8-0 kundër Virtus Bergamos që luan në një nga ligat e ulta italiane. Në këtë ndeshje, në fakt, luajtën ata lojtarë që nuk kanë luajtur shumë në fazën përgatitore dhe një nga ata ishte edhe “blerja” e re, Lukaku.

Lukaku 26-vjeçar nuk ka luajtur qoftë edhe një minutë me Mançester Junajtidin gjatë fazës së tij përgatitore dhe kjo është edhe arsyeja që trajneri i Interit, Antonio Konte, e përfshiu atë në ndeshjen kundër ekipit të lartpërmendur të Serisë D.

Sfidanti.al