Basketbollisti legjendar i Majamit, Duejn Uejd, i tha lamtumirë NBA-së mbas 16 sezonesh të luajtura, duke theksuar se ky është vendimi i tij përfundimtar, për të cilin nuk mund t’ia ndërrojë mendjen askush, madje as edhe miku i tij më i mirë, Lebron Xhejms.
“Edhe nëse Lebroni do të më thërras që të luaj vetëm 11 minuta për ndeshje, unë do t’i them ‘Jo’. Në ligë ka shumë lojtarë të mirë që mund ta luajnë këtë rol, por ai nuk jam unë. Unë u dhashë mundësi tifozëve që të më thonë lamtumirë, ndërkohë që të njëjtën gjë bëra edhe unë. Unë kam luajtur basketboll që pesë vjeç. Vendimi që mora që t’i japë fund karrierës në fushë, ishte shumë i vështirë”, deklaroi Uejdi që ka luajtur gjithashtu me Çikagon dhe Klivlendin.
Sfidanti.al